“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
ARTPOLIS, për nderë të Ditës Botërore të Popullsisë organizon trajnimin “Edukimi bashkmoshatar mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në kriza humanitare”. Në vitin 1989, Këshilli Udhheqës i UNDP rekomandoi se 11 Korriku të shënohet Dita Botërore e Popullsisë. Më 1987, si rezultat i pesë(5) miliardë njerëzve, 11 Korriku shërbeu të fokusonte vëmndjen mbi urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimit të përgjithshëm. Hera e parë që është shënuar kjo ditë, ka qenë 11 Korriku 1990 në më shumë se 90 shtete. Ngjarjet përfshinin fjalime dhe mbledhje; seminare, simpoziume mbi popullsinë dhe zhvillimin; programe në radio dhe televizion; konferenca të shtypit dhe ngjarje tjera mediatike; ekspozita artistike; ese mbi planifikimin familjar dhe popullsinë; gara sportive dhe aktivitete për të rinjë. Gra, të rinjë e fëmijë përbëjnë ¾ e 50 milionë njerëzve të cilët kanë qenë me forcë të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga konfliktet dhe fatkeqësitë në shumë pjesë të botës. Vajzat dhe gratë në situata krize ballafaqohen me një rrezik të më madh të abuzimit, shfrytzimit seksual, dhunës, martesave të padëshiruara, sëmundjeve që lidhen me shëndetin riprodhues, vdekjeve si pasojë e mungesës së mbrojtjes.
Tema për Ditën Botërore të Popullsisë 2015 do të jetë “Komunitetet e pambrojtura gjatë emergjencave humanitare”.
Të rinjët do të trajnohen më shumë në lidhje me “Edukimin bashkmoshatar mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në kriza humanitare”.