“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, më 11 Korrik 2014, ARTPOLIS me mbështetjen e UNFPA-së, organizon këto aktivitete:
Data:11.07.2014
Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë
12:00-19:45 Selfie Campaign.Ku të rinjët do të realizojnë foto Selfie të cilat do të postohen me hashtag-un #worldpopday, të shoqëruara me mesazhe nga vet të rinjët.
13:00-15:00 Postimi në rrjete sociale i 9 filmave të cilët janë realizuar nga të rinjët nga e gjithë Kosova,ne kuadër të “Youth 48 Hours Video Fest on HIV/AIDS”-Artpolis.
18:00-19:00 Koncert nga bendi i të rinjëve nga Mitrovica ”Bicalko”
19:00-19:45 Shfaqje teatrale me të rinjët nga Prishtina,Gjakova dhe Podujeva,si dhe pas shfaqjes do të mbahet debati në mes të publikut dhe personazheve të shfaqjes.
12:00-19:45 Radio Vala Rinore do të intervistoj të rinjet dhe disa punetor shëndetësor lidhur me shëndetin riprodhues, shtatëzanit në adoleshencë, mundësitë e barabarta,fuqizimi I vajzave etj.
Rreth 16 milion vajza nën moshën 18 vjeçare lindin fëmijë çdo vit. 3,2 milion vajza të tjera iu nënshtrohen abortit të pasigurt.
Pjesa më e madhe – 90 përqind e vajzave adoleshente, në botën e zhvilluar, janë të martuara. Shtatëzania e këtyre vajzave, ka shumë pak të bëjë me zgjedhjen e informimit. Shpesh, ajo vie si pasojë e diskriminimit, shkeljet e të drejtave, arsimimi jo-adekuat ose përdorimit të forcës për të pasur marrëdhënje seksuale.
Shtatëzania në adoleshencë, është një problem shëndetsor: sa më e re është mosha e vajzës, aq më i madh është rreziku për komplikime amnore, vdekje dhe pa aftësi. Edhe shëndeti i fëmijëve të tyre është i rrezikuar më shumë.
Ajo, po ashtu është një çështje e të drejtave të njeriut. Shtatëzania në adoleshencë, shpesh do të thotë një fund i papritur i fëmijërisë, ndalimin e vazhdimit të shkollimit dhe humbjen e shumë mundësive në jetë.
Në Ditën Botërore të Popullsisë, ne synojmë të ngrisim vetëdijesimin e të rinjëve rreth shtatëzanise në adoleshencë, duke shpresuar se në tërë botën, shtatëzania do të vie nga dëshira, çdo lindje e fëmijëve të jetë e sigurt si dhe të përmbushet potenciali i të rinjëve.