Artpolis

“Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci” nisin me shfaqjen “Totem dhe Tabu” në Pula

24.11.2021

Manifestimi tradicional “Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci” në qytetin e Pulas ka nisur me shfaqjen dans teatër të Trupës Artistike Rezidente të Artpolis “Totem dhe Tabu”.

Diaspora shqiptare ka mirëpritur premierën e “Totem dhe Tabu” në Kroaci, duke i dhënë një pritje të ngrohtë dhe të përzemërt ekipit të Artpolis, përcjellë me duartrokitje të gjata pas përfundimit të shfaqjes. Mbështetur nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Istrës, kjo performancë bashkëkohore u prezantua në sallën e bukur “Dom Branitelja”.

“Totem & Tabu” me regji e koreografi të Robert Nuhës, e dramaturgji të Zana Hoxhës përmes historive të trishta, të shtjelluara përmes kërcimit e humorit na kujtojë që jetesa sfidohet në forma të ndryshme, por që ne jemi ata që i japim ngjyrë.

Ky nuk ishte prezantimi i vetëm i “Totem dhe Tabu” në Kroaci, në mbrëmjen e 25 nëntorit publiku në Zagreb përcjellën shfaqjen “Totem & Tabu” në Teatrin “Vidra”, nga ora 19:00.

Foto Galeri

0Shares