Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” – Gjakovë

20 Maj, 2022

Edukimi i grave të reja mbi feminizmin bën bashkë 17 vajza në Gjakovë

Më 19 maj, 2022 në qytetin e Gjakovës ka vazhduar ligjërimi feminist i Artpolis dhe ngritja e fuqizimi i vajzave të reja.

17 vajza nga ky qytet ishin pjesëmarrëse në trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”, që u mbajt në zyret e YMCA në Gjakovë.

Nën ligjërimin e feministes dhe aktivistes, Liridona Osmanaj, këto vajza patën rastin të mësojnë mbi termet feministe, lëvizjet feministe, fushatat, e deri tek format që mund të ndjekin për të avokuar mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e vetes dhe të grave të tjera.
Në këtë trajnim vajzat ishin shumë aktive e ndanë përvojat e tyre të përditshme, dhe si janë përballur me stereotipet shoqërore.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.


#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist

You may also like