“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
14.10.2022
Artpolis ka realizuar më 14 tetor, 2022 trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në komunën e Kaçanikut.
26 vajza e gra patën rastin të mësojnë, diskutojnë, zhvillojnë dhe të sfidojnë bindjet e internalizuara patriarkale, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në stilet e tyre jetësore. Ndarja e përvojave me njëra-tjetrën ngriti në një nivel tjetër dëshirën për reflektim e ndryshim shoqëror brenda dhe jashtë komunitetit ku jetojnë.
Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, si dhe format e mënyrat që vajzat mund të ndjekin për t’u fuqizuar, e të fuqizojnë të tjerat.
Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.Ky trajnim u realizua edhe me mbështetjen e Komunës së Kaçanikut, Shtëpisë së Kulturës “Xheladin Kurtaj” dhe Qendrës Rinore “Shtëpia e Shpresës”.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.