Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” nis me Mitrovicën

23 Mars, 2022

23.03.2022

Më 23 mars 2022 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” 12 vajza nga ky qytet patën rastin të mësojnë, diskutojnë e të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi feminizmin. Ato ndanë me njëra-tjetrën edhe sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen si gra në shoqërinë tonë.
Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, si dhe format e mënyrat që vajzat mund të ndjekin për t’u fuqizuar, e të fuqizojnë të tjerat.

Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis#art#community#training#feminist#kcsf

You may also like