“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
30.04.2021
Trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” është mbajtur me sukses edhe në Prishtinë.
Të premten, më 30 prill, vajzat nga Prishtina patën rastin të mësojnë e të diskutojnë më tepër rreth feminizmit e për temat të cilat i preokupojnë.
Nën ligjërimin e aktivistes dhe feministes Liridona Osmanaj këto vajza mësuan më tepër për feminizmin, definicionet, historinë e lëvizjeve feministe në botë, si dhe zhvillimin e feminizmit në Kosovë e mundësinë që ato të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme.
Në javët e ardhshme Artpolisi do të vazhdojë trajnime të tilla nëpër qytete të ndryshme për fuqizimin e grave të reja në gjithë rajonin e Kosovës.
Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).