“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
15.05.2021
Nikoqire e trajnimit “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” kësaj radhe ishte Shtimja, me ç’rast 15 gra të reja u bashkuan për të ndëgjuar dhe diskutuar rreth prezantimit të aktivistes Liridona Osmanaj.
Shumë risi u thanë dhe shumë tema u shtjelluan duke zgjuar kërshërinë për gjërat që më parë ishin të panjohura ose tabu. Kuizi, lojërat dhe ligjeratat e pëmbushën këtë ditë në një ambient shumë të rehatshëm, të rrethuar me një natyrë shumë piktoreske.
Sistemi patriarkal dhe dukuritë negative që ky sistem ka mbjellë ndër vite ka filluar të sfidohet në një qytet të vogël por shumë interesant, siç është Shtimja.
Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).