Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” – Skenderaj

8 Qershor, 2021

28.05.2021

“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” po vazhdon rrugëtimin nëpër qytetet e Kosovës.

Më 28 maj Artpolisi e organizoi këtë trajnim në Skenderaj me vajza e gra nga ky qytet, të cilat u njoftuan më për së afërmi me lëvizjet feministe të periudhave të ndryshme, çfarë është feminizmi e si mund të angazhohen në mënyrë direkte e indirekte në fuqizimin e grave etj.

Edhe në këtë trajnim pjesëmarrëset treguan interaktivitet në ligjërimin e feministes dhe aktivistes, Liridon Osmanaj, e cila me lojëra të ndryshme e bëri më argëtues këtë trajnim, qe u mbajt nw Qendrwn Rinore nw Skenderaj.

Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

You may also like