Artpolis

“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” – Lipjan

27.04.2021

Ka nisur “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”, trajnim ky që ka për qëllim fuqizimin e grave të reja duke i edukuar rreth feminizmit.

Të premten, më 27.04.2021, u mbajt trajnimi i parë në Lipjan, me ç’rast vajzat nga ky qytet patën rastin të mësojnë, diskutojnë e të prekin tema të cilat i shqetësojnë.

Nën ligjërimin e aktivistes dhe feministes Liridona Osmanaj këto vajza mësuan më tepër për feminizmin, definicionet, historinë e lëvizjeve feministe në botë, si dhe zhvillimin e feminizmit në Kosovë e mundësinë që ato të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme.

Energjia e mirë dhe pozitive e vajzave pjesëmarrëse e shndërruan trajnimin në platformë të diskutimit dhe shkëmbimit të ideve e përvojave.

Në javët e ardhshme Artpolisi do të vazhdojë trajnime të tilla nëpër qytete të ndryshme për fuqizimin e grave të reja në gjithë rajonin e Kosovës .

Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Foto Galeri

0Shares