Mediat Panelet e Diskutimit

Emisioni televiziv: Dogovor?! Çka nëse gratë kanë më shumë fuqi?

15 Prill, 2020

05.03.2020

Drejtoresha ekzekutive e Artpolis Zana Hoxha mori pjesë në tavolinën e diskutimit në emisionin televiziv Dogovor?! “Šta bi se desilo da žene imaju više moći?” (Çka nëse gratë kanë më shumë fuqi?), të RTV Kim, Çagllavicë. Në diskutim ishin edhe Tijana Simiq Lavali nga OJQ “Të drejtat e grave” dhe Aleksandra Dimitrijeviq, këshilltare ligjore në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Bisedat rreth barazisë gjinore, stereotipeve, pajtimit dhe shumë diskutime tjera me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas ishin disa nga temat që u prekën. 

“Artpolis, organizatë që merret me të drejtat e grave, përveç asaj që jemi zëri i grave, për të gjitha problemet që i përkasin të drejtave njerëzore, ne kemi qasje feministe të cilat i realizojmë përmes aktiviteteve artistike”, tha regjisorja Zana Hoxha, drejtoreshë e “FemArt” dhe “Artpolis”.

Linku i emisionit:

You may also like