Aktivitetet Forum Teatri

“Ëndrra & Shpresa” – Shfaqje e të rinjve

17 Shtator, 2019

12.09.2019

“Ëndrra dhe Shpresa”  – Shfaqje e të rinjve

Qendra “Fidan Lahu” në Fushë Kosovë, me 12 shtator mirëpriti 5 të rinj e të reja, aktorë të rinj, në një shfaqje tetrore në formë të forum teatrit “Ëndrra dhe shpresa”.

Kjo shfaqje e të rinjve ka për qëllim adresimin dhe promovimin e të drejtës së të rinjve për edukim kualitativ, profesion të pa imponuar dhe nevojës për qasje në programe të orientimit në karrierë.

“Lea, Diana, Onati, Dreni dhe Rinori janë 5 të rinj që tregojnë historitë e tyre duke shfaqë pakënaqësitë që ata kanë lidhur me punën profesionale që ata bëjnë çdo ditë. Nga këta 5 të rinj është vetëm një që me të vërtetë bën punën që pëlqen, duke treguar realitetin e ashpër e një numri të madh të të rinjve në Kosovë por që fatmirësisht puna e palodhshme mban gjallë ëndrrat dhe shpresat.”

Pas performances së mrekullueshme të këtyre të rejave dhe rinjve, me publikun që ishin prezent u hap debat rreth temës së shfaqjes. Audienca, rreth 40 vetë sa kishte hapësirë në qendrën “Fidan Lahu”, mentorë dhe nxënëse/a, prindër, arsimtarë/e u përfshinë duke iu shtruar pyetje direkte performuesve, si: “Si ndiheni që punoni punën të cilën nuk e doni?”, “Pse nuk e keni ndjekë andrrën e juaj?”,  “Pse nuk e keni përkrahjen e prindërve?”, “Si keni arritë me punu diçka që ju e pëlqeni?”,  ishin disa nga pyetjet e publikut.

Performanca synon fuqizimin e të rinjve/rejave duke i dhënë theks të veçantë orientimit në karrierë, duke ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e zgjedhjes së profesionit dhe zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për plotësimin e aspiratave të tyre profesionale.

Publiku ishte divers, shumica nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

Aktoret/ët: Linda Hyseni, Semra Keriq, Ibrahim Berisha, Leotrim Berisha, Muhamet Ademi.

Moderatore: Diellza Bezera

Ky aktivitet u përkrah nga UNFPA ndërsa e realizuar dhe organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.

You may also like