“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
12.09.2019
“Ëndrra dhe Shpresa” – Shfaqje e të rinjve
Qendra “Fidan Lahu” në Fushë Kosovë, me 12 shtator mirëpriti 5 të rinj e të reja, aktorë të rinj, në një shfaqje tetrore në formë të forum teatrit “Ëndrra dhe shpresa”.
Kjo shfaqje e të rinjve ka për qëllim adresimin dhe promovimin e të drejtës së të rinjve për edukim kualitativ, profesion të pa imponuar dhe nevojës për qasje në programe të orientimit në karrierë.
“Lea, Diana, Onati, Dreni dhe Rinori janë 5 të rinj që tregojnë historitë e tyre duke shfaqë pakënaqësitë që ata kanë lidhur me punën profesionale që ata bëjnë çdo ditë. Nga këta 5 të rinj është vetëm një që me të vërtetë bën punën që pëlqen, duke treguar realitetin e ashpër e një numri të madh të të rinjve në Kosovë por që fatmirësisht puna e palodhshme mban gjallë ëndrrat dhe shpresat.”
Pas performances së mrekullueshme të këtyre të rejave dhe rinjve, me publikun që ishin prezent u hap debat rreth temës së shfaqjes. Audienca, rreth 40 vetë sa kishte hapësirë në qendrën “Fidan Lahu”, mentorë dhe nxënëse/a, prindër, arsimtarë/e u përfshinë duke iu shtruar pyetje direkte performuesve, si: “Si ndiheni që punoni punën të cilën nuk e doni?”, “Pse nuk e keni ndjekë andrrën e juaj?”, “Pse nuk e keni përkrahjen e prindërve?”, “Si keni arritë me punu diçka që ju e pëlqeni?”, ishin disa nga pyetjet e publikut.
Performanca synon fuqizimin e të rinjve/rejave duke i dhënë theks të veçantë orientimit në karrierë, duke ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e zgjedhjes së profesionit dhe zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për plotësimin e aspiratave të tyre profesionale.
Publiku ishte divers, shumica nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.
Aktoret/ët: Linda Hyseni, Semra Keriq, Ibrahim Berisha, Leotrim Berisha, Muhamet Ademi.
Moderatore: Diellza Bezera
Ky aktivitet u përkrah nga UNFPA ndërsa e realizuar dhe organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.