Panelet e Diskutimit

Europe House me panelin diskutues – Në kohë të pandemisë: Ndikimi në artin dhe kulturën në Kosovë.

4 Tetor, 2020

09.09.2020

Europe House, qendër informative dhe kulturore, ka organizuar një panel diskutimi virtual me temën: Sa po ndikon pandemia në artin dhe kulturën në Kosovë?

Njerëzit e kulturës dhe të artit janë bashkuar në një lidhje virtuale për të diskutuar për rëndësinë e artit dhe të kulturës në kohë pandemie por edhe se sa është ndikuar kjo fushë nga pandemia.

Drejtorja ekzekutive e Artpolis dhe e Festivalit FemArt, Zana Hoxha, ishte bashkëbiseduese e këtij paneli, së bashku me: Zake Prelvukaj, Arif Muharremi, Engelbert Zefaj dhe e moderuar nga Arbër Selmani.

Përcilleni diskutimin e plotë këtu: https://www.facebook.com/europehousekosovo/videos/641938373376315/

You may also like