Shfaqjet Teatrale

“Fefu dhe Shoqet e Saj” një zë revolte dhe solidariteti

14 Nëntor, 2024

12-13.11.2024

Më 12 dhe 13 nëntor 2024, shfaqja teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj” u prezantua me sukses në Gjakovë dhe Ferizaj, duke ngjallur emocion dhe reflektim te publiku i dy qyteteve.

E shkruar nga autorët Julies Aaron dhe Maria Irene Fornes, kjo dramë me një qasje të thellë feministe sjell një produksion të realizuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, nën regjinë Arlinda Morinës – Likit.

“Fefu dhe Shoqet e Saj” është më shumë se një vepër teatrore – është një pasqyrë e jetës së grave, duke përqafuar të përbashkëtat dhe duke njohur dallimet që i bëjnë unike. Nëpërmjet këtij tregimi të fuqishëm, audienca njihet me sfidat dhe shtypjet që i kanë shoqëruar gratë ndër breza, por edhe me forcën dhe zërin e tyre të guximshëm për ndryshim.

Duke ndriçuar errësirën e patriarkatit, “Fefu dhe Shoqet e Saj” na ftoi të reflektojmë mbi rolin e gruas dhe fuqinë e bashkimit të tyre përballë shtypjeve shoqërore.

Ky prezantim u përkrah nga UNFPA Kosovo, Teatri i Qytetit -Hadi Shehu dhe Teatri Adriana – Ferizaj.

You may also like