Blog

Trajnimi “Edukimi i Bazuar në Teatër” më ndihmoi të ngritem profesionalisht

8 Maj, 2020

08.05.2020

Rrezarta Dermaku

Fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë ndonjë çudi apo diçka e pazakontë. Ata vetëm duan të jenë si të tjerët, të jenë të pranuar.

Ne të gjithë e dimë se mësimi i bazuar në Arte inkurajon shprehjen përmes dramës, kërcimit, muzikës , filmit, etj., ku të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë ose duke krijuar ‘art’ ose duke u angazhuar me veprat artistike. Vlera e aktiviteteve të artit për fëmijë me nevoja të veçanta nuk mund të theksohet. Arti i siguron veçanërisht fëmijëve me nevoja të veçanta, një prirje për të shprehurit dhe kreativitetin. Aktivitetet e artit janë mënyra të mira për të nxitur vetëvlerësimin.

Për shkak se asnjë vepër arti nuk është kurrë “e gabuar”, fëmijët me nevoja të veçanta nuk kanë nevojë të shqetësohen se arti i tyre nuk do të jetë “aq i mirë ‘’ sa të tjerët! Meqenëse arti është një përvojë e re për shumë fëmijë me nevoja të veçanta, trajnimi ‘’Edukimi i bazuar në Teatër‘’ është një ide shumë e mirë që unë t’i ndihmoj atyre që ata të fillojnë të flasin gjatë demonstrimit të mënyrave duke për të përdorur materiale dhe teknika.

Fëmijët duan të eksplorojnë, ti inkurajojmë ata të jenë sa më të pavarur, por gjithmonë duke u siguruar që të jemi aty për të ndihmuar nëse është e nevojshme.  “Edukimi i Bazuar në Teatër” për fëmijët me nevoja të veçanta ndihmon në shumë mënyra ata, e këtu përfshihen: ndërtimi i aftësive të shkëlqyera motorike dhe zgjidhjes së problemeve, përmirësimi i komunikimit dhe shprehjes, promovimi i vetëvlerësimit dhe motivimit për të pasur sukses.

Përmes artit, mund të ndihmojmë në ndërtimin e vetëvlerësimit, të sjellim gëzim dhe të sigurojmë motivim për fëmijët.

Faleminderit që sollët gëzimin e artit në jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta!

You may also like