Artpolis

Femmes Fatales Festival – Prishtinë / 2014

Për herë të dytë në Kosovë , Artpolis organizon festivalin rajonal të Artisteve për të drejtat e njeriut – ” Femmes FATALES ” gjatë periudhës 27 – 31 Maj 2014 në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë .
Festivali i parë feminist rajonal në Kosovë ” Femmes fatales ” ka arritur misionin e saj për të siguruar një vend mikpritës për gratë artiste për të treguar artin e tyre , frymëzuar nga temat sociale dhe një dëshirë për respektimin e të drejtave të tyre dhe për të siguruar një atmosferë të këndshme dhe dinamike për vizitorët për të mësuar lidhur me çështjet sociale me të cilat përballen gratë e Kosovës , dhe gratë artiste në veçanti në rajon .
Këtë vit , ne do të vazhdojmë me sjelljen e artit origjinal të projektuar dhe krijuar nga gratë që do të përfshijnë: Shfaqje Teatrale, filma dokumentar dhe të shkurtër, lexime skenike, punëtori, sfilita, ekspozita, performansë, promovim librash, diskutime dhe prezantime, dhe forma të tjera të artit të bëra nga gratë në Kosovë dhe në rajon (Maqedoni, Serbi, Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë).

0Shares