Artpolis

Flasin Gratë: Një vit i përkrahjes nga BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë

09.03.2020
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2020, në Europe House – Shtëpia e Evropës në Prishtinë, u bë lansimi i publikimit të:
‘Flasin Gratë: Një vit i përkrahjes nga BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë’, në tre gjuhë.
Pjesë e librit ishin personalitete gra të ndryshme që kanë kontribuar në fuqizimin e grave, ndër to edhe regjisorja dhe drejtoresha ekzekutive e Artpolis, Zana Hoxha.

“Unë e përdor teatrin për të avokuar për çështje sociale që përqendrohen në ngritjen e vetëdijes për dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe diversitetin” – është një ndër citatet e artistes dhe aktivistes Zana Hoxha.

Në publikimin e librit ndër të tjerë ishin edhe ambasadorja, Shefe e Zyrës së BE-së / Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova si dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Venera It

Foto Galeri

0Shares