Aktivitetet Forum Teatri

Formohet klubi teatror në Prishtinë

8 Nëntor, 2021

08.11.2021

Më 8 nëntor, 2021 ka filluar trajnimi “Edukimi i bazuar në teatër” me të rinjtë e shkollës fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, po të njejtën ditë është formuar edhe klubi teatror. 

Të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë mbi teatrin, shfaqjet, lëvizjet skenike si dhe adresimin e temave të ndryshme.

Duke u bazuar në manualin “Teknikat Bazuar në Teatër për Edukim me bashkëmoshatarët” trajneret Kaltrinë Zeneli dhe Zhaneta Xhemajli të cilat janë pjesë e trupës artistike të Artpolisit, po punojnë me pjesëmarrësit që të krijojnë shfaqje forum-teatër dhe pritet të jepet premierë në fund të muajit dhjetor në Prishtinë.

Tashmë kanë filluar ushtrimet dhe ligjëratat e pas përfundimit të trajnimit këta të rinj/reja do të luajnë shfaqjen forum-teatër, me ç’rast në ditën e premierës publiku do ta ketë rastin t’iu parashtrojë pyetje aktorëve/eve rreth temës së trajtuar në shfaqje.

Ky trajnim mbështetet nga SDC dhe implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.

#artpolis #sdc #theatreclub #prishtina

You may also like