Artpolis

Formohet klubi teatror në Shtime

27.10.2021

Më 27 tetor është formuar klubi teatror në Shtime me të rinj dhe të reja nga ky qytet, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë mbi teatrin, shfaqjet, lëvizjet skenike si dhe adresimi i temave të ndryshme.

Për më shumë se një muaj, dy herë në javë, vajza e djem të Shtimes do të trajnohen nga aktorët e Trupës Rezidente të Artpolis, Blerta Gubetini e Mikel Markaj.

Tashmë kanë filluar ushtrimet dhe ligjëratat duke u bazuar në manualin “Teknikat Bazuar në Teatër për Edukim me bashkëmoshatarët”.

Si rezultat i këtij trajnimi të rinjtë do të krijojnë një shfaqje forum-teatër që pritet të jepet premierë në fund të muajit. Pas përfundimit të shfaqjes publiku do ta ketë rastin t’iu parashtrojë pyetje personazheve rreth temës së trajtuar në shfaqje.

Ky trajnim mbështetet nga cfd – Zvicër dhe implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.

0Shares