Aktivitetet Forum Teatri

Formohet klubi teatror në Skenderaj

18 Qershor, 2021

27.05.2021

Në Skenderaj, më 27 maj, është formuar klubi teatror me të rinj dhe të reja nga ky qytet, të cilët do ta kenë rastin që për më shumë se një muaj të mbajnë trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”.

Tashmë ata/ato kanë filluar të jenë pjesë e ushtrimeve dhe ligjëratave mbi teatrin, shfaqjet, lëvizjet skenike si dhe si dhe adresimi i temave të ndryshme përmes shfaqjeve. 

Këta të rinj e të reja nga Skenderaj do të kenë mundësinë të mësojnë nga trajneret dhe aktoret e trupës artistike të Artpolisit: Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi, Zhaneta Xhemajli.

Ky trajnim mbahet bazuar në manualin “Teknikat Bazuar në Teatër për Edukim me bashkëmoshatarët”.

Këta të rinj e të reja po mbajnë trajnim që të krijojnë një shfaqje forum-teatër që pritet të jepet premierë në fund të muajit qershor. Pas përfundimit të shfaqjes publiku do ta ketë rastin t’iu parashtrojë pyetje personazheve rreth temës së trajtuar në shfaqje.

Në muajt e ardhshëm Artpolisi do të themelojë klubet teatrore edhe në Shtime dhe Has, në mënyrë që të ketë shtrirje sa më të gjerë arti dhe kultura, e në veçanti teatri, përmes së cilit do të adresohen tema të rëndësisë për komunitetet e këtyre rajoneve.

Ky trajnim mbështetet nga cfd – Zvicër dhe implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.

You may also like