“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit në Sketorin Privat” financuar nga Swisscontact, është duke organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim të rrisë vetëdijën përmes edukimit publik, jo-formal të vajzave dhe djemëve për të drejtën në pronë, si dhe të informojë të rinjët dhe të rejat mbi regjistrimin e pronës së përbashkët dhe trashëgimisë mbi baza të barabarta gjinore.
Gjatë periudhës 9 -13 tetor 2017, performanca Forum Teatër “HISJA” është prezantuar në katër shkolla të mesme të larta në komunën e Prishtinës, ndërsa ishin të pranishëm rreth 240 nxënës të shkollave të mesme.
Forum Teatri “Hisja” është dhënë në këto katër shkolla deri më tani:
1. SHML “Sami Frashëri” dhe SHML “Ahmet Gashi” me datë 09.10.2017 – të pranishëm ishin rreth 70 nxënës.
2. SHML “Xhevdet Doda” me datë 10.10.2017 – të pranishëm ishin rreth 65 nxënës.
3. SHML “Dr. Ali Sokoli” me datë 11.10.2017 – të pranishëm ishin rreth 55 nxënës.
4. SHML “Hoxhë Kadri Prishtina” me datë 13.10.2017– të pranishëm ishin rreth 60 nxënës.
Të rinjët dhe të rejat nga shkollat e mesme kanë treguar interesim të madh për sa i përketë të drejtës në pronë / trashëgimisë. Diskutimet interaktive mes publikut dhe artistëve kanë qenë të frytshme dhe kanë arritur të zgjojnë kurreshtje sa i përket të drejtës në pronë me mundësi të barabartë për dy gjinitë.
Gjatë diskutimit të rinjët dhe të rejat kanë ndarë përvojat e tyre, informacione dhe rekomandime, ndërsa prekupoheshin nga të njëjtat shqetësime. Shumica e të pranishmëve kanë treguar entuziazëm për të qenë pjesë aktive e shoqërisë për të ndryshuar gjendjen aktuale.
Moderator: Lulzim Bucolli
Aktorët: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Edlir Gashi.