Aktivitetet Forum Teatri

Forum Teatër "Hisja" – Java e parë

27 Tetor, 2017

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit në Sketorin Privat” financuar nga Swisscontact, është duke organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim të rrisë vetëdijën përmes edukimit publik, jo-formal të vajzave dhe djemëve për të drejtën në pronë, si dhe të informojë të rinjët dhe të rejat mbi regjistrimin e pronës së përbashkët dhe trashëgimisë mbi baza të barabarta gjinore.

Gjatë periudhës 9 -13 tetor 2017, performanca Forum Teatër “HISJA” është prezantuar në katër shkolla të mesme të larta në komunën e Prishtinës, ndërsa ishin të pranishëm rreth 240 nxënës të shkollave të mesme.

Forum Teatri “Hisja” është dhënë në këto katër shkolla deri më tani:

1. SHML “Sami Frashëri” dhe SHML “Ahmet Gashi” me datë 09.10.2017 – të pranishëm ishin rreth 70 nxënës.

2. SHML “Xhevdet Doda” me datë 10.10.2017 – të pranishëm ishin rreth 65 nxënës.

3. SHML “Dr. Ali Sokoli” me datë 11.10.2017 – të pranishëm ishin rreth 55 nxënës.

4. SHML “Hoxhë Kadri Prishtina” me datë 13.10.2017– të pranishëm ishin rreth 60 nxënës.

Të rinjët dhe të rejat nga shkollat e mesme kanë treguar interesim të madh për sa i përketë të drejtës në pronë / trashëgimisë. Diskutimet interaktive mes publikut dhe artistëve kanë qenë të frytshme dhe kanë arritur të zgjojnë kurreshtje sa i përket të drejtës në pronë me mundësi të barabartë për dy gjinitë.

Gjatë diskutimit të rinjët dhe të rejat kanë ndarë përvojat e tyre, informacione dhe rekomandime, ndërsa prekupoheshin nga të njëjtat shqetësime. Shumica e të pranishmëve kanë treguar entuziazëm për të qenë pjesë aktive e shoqërisë për të ndryshuar gjendjen aktuale.

Moderator: Lulzim Bucolli
Aktorët: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Edlir Gashi.

 

You may also like