Artpolis

Forum teatër performancë e të rinjve “Lumturi e pa jetuar”

28,29,30.09.2020

Një grup i të rinjve, të komuniteteve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, u bashkuan për të krijuar një performancë bazuar në njohuritë që ata i kanë mësuar gjatë trajnimit 3 ditor: Edukimi i Bazuar në Teatër. Të udhëhequr dhe drejtuar nga trajneri i tyre, artisti Edlir Gashi , në performancën e tyre të rinjtë adresuan një fenomen shumë negative në shoqërinë tonë, martesat e hershme. “Ata ishin shumë mendje hapur, të informuar, energjikë dhe shumë punëtorë dhe kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis tyre” – e përshkroi grupin regjisori i shfaqjes.
Shfaqja e të rinjve në forum teatrin “Lumturia e pa jetuar” fillon me nxënësit e klasave të 10-ta, duke shijuar adoleshencën me më të mirën dhe problemet e saj. Midis tyre është një studente me emrin Lira e cila është më e mira në klasën e saj, jeta e saj duket se po shkon mirë derisa një ditë do të kthehet për keq.
Akoret/ët: Arta Shaqiri, Arjana Gashi, Ardijan Krasniqi, Eli Vula, Habib Berisha, Dafina Bytyqi, Durim Ademaj, Goneta Ademaj, Burhan Ramadani, Veton Gashi.
Regjisor dhe fasilitator: Edlir Gashi

“Lumturia e pa jetuar” u organizua në: Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë – 28 Shtator, 2020; në Qendrën “Fidan Lahu” në Fushë Kosovë – 29 Shtator, 2020 dhe në Qendrën Rinore “Fahri e Naxhije Buçinca” në Vushtrri – 30 Shtator, 2020.

Ky projekt u mbështet nga: cfd, Unfpa

Foto Galeri

0Shares