Aktivitetet Forum Teatri

Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” – Drenas

27 Shkurt, 2019

Me datë 12 shkurt (e martë),  Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në përkrahje nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës /QKRMT, prezantin shfaqjen Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde”, në Sallën e Kulturës, Drenas.

Forum teatri trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një traumë kolektive që ka përlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet, dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjithë ata/ato të cilët bashkjetojnë me këtë ngjarje. Në fund të shfaqjes, diskutimi i hapur ishte ai që arriti të bashkojë publikun në luftimin e kësaj dukurie dhe të sfidojë ata/ato që ende e kishin të paqartë rëndësinë e përkrahjes për heroinat e vendit.

Regjisor/Moderator: Lulzim Bucolli
Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe nga UNFPA në kuadër të projektit “Youth and Community creatively advocating in addressing GBV”.

Kjo shfaqje është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe e mundësuar nga Komuna e Drenasit.

You may also like