“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Performanca Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” ashtu sipas agjendës së planfikuar është shfaqur edhe në dy komunat tjera të Kosovës në Gjilan – Shkolla e Mesme e Ulët “Zenel Hajdini” dhe në Prizren – DokuKino, në bashkëpunim me iniciativën qytetare FEMaktiv.
Performanca trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet,dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje. “Stigma – Kërko të drejtën tënde” shpalosë një histori familjeje, të të mbijetuarës të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe përballjes së saj me stigmatizimin nga shoqëria, në këtë rast nga një burrë që beson në drejtësi kur bëhet fjalë për të, njëherësh duke dënuar edhe dy të rinjë të cilët janë bashkuar në emër të dashurisë.
Në dy shfaqjet e prezantuara publiku nuk ishte vetëm shikues pasiv, por u bë pjesë aktive e kësaj drame familjare përmes forumit dhe diskutimeve të cilat mundësuan komunikim me personazhet e shfaqjes. Diskutimet qenë të frytshme duke nxitur të rinjët dhe të rejat, po ashtu edhe të pranishmit nga shoqëria civile që të përfshihen në debat për rëndësinë e drejtësisë gjinore. Njëherësh, publiku ka drejtuar krtika dhe rekomandime se si duhej të funksioninte ligji karshi shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Regjia dhe facilitatorë: Lulzim Bucolli
Aktorë: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Gani Rrahmani.
Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Zyrën e Avokatit të Popullit.