Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

Gra me aftësi të kufizuara ndjekin trajnimin e feminizmit

10 Nëntor, 2023

09.11.2023

Më 9 nëntor, 2023 në Prishtinë, Artpolis ka organizuar trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”.

Këtë herë trajnimin e feminizmit e kanë ndjekur 20 gra me aftësi të kufizuara, të cilat kanë pasur mundësinë të diskutojnë mbi çështje të ndryshme feministe dhe problematika me të cilat ato vet si gra përballen çdo ditë.

Ndër shqetësimet më të mëdha të këtij grupi shoqëror ishte çështja e mospunësimit, dhe mungesa e një hapësire institucionale për ta adresuar këtë situatë të tyre.

Gjatë këtij trajnimi ligjëroi aktivistja Liridona Osmanaj, që tregoi detaje mbi historikun feminist, valët e feminizmit dhe terme të ndryshme të fëminizmit.

Artpolis mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, i cili bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedi dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

You may also like