Artpolis

Gratë n’Grevë – Marshojmë, S’Festojmë

08.03.2020

Me moton “Gratë n’grevë”, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në mbështetje të MARshojmë, S’festojmë, me 8 mars 2020, në ora 12:00, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas marshoi nëpër rrugët e qytetit të Prishtinës dhe Ferizajit për të protestuar për padrejtësitë ndaj grave dhe vajzave dhe jobarazinë gjinore në shoqëri.

Të bashkuar/a ne kërkuam drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë, duke rezistuar dhe duke e luftuar deri në ç’rrënjosje sistemin patriarkal i cili na shtypë dhe na diskriminon çdo ditë.

Ditën e diel, u mblodhëm në sheshin Zahir Pajaziti për të marshuar për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, për një ndarje më të drejtë të privates dhe publikes, për jetë të dinjitetshme pa seksizëm, shtypje e padrejtësi gjinore, shoqërore dhe ekonomike. Duke marshuar, kundërshtuam çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave.

Me 8 mars, të bashkuar/a marshuam, rezistuam dhe e kundërshtuam këtë sistem patriarkal i cili është shtypës dhe i padrejtë për qytetaret e qytetarët e republikës së Kosovës.

Venera It

Foto Galeri

0Shares