Fondi Fondi për Art Feminist

“GRATEful”, si mirënjohje e kontributit të grave

7 Nëntor, 2022

4.11.2022

Më 4 nëntor, 2022 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë ka zënë vend ekspozita dhe mbrëmja poetike “GRATEful”, nga artistet Donjeta Abazi dhe Besa Kica.

Në muret e Shtëpisë së Evropës ishin varur rreth 20 piktura të Besa Kicës në teknika, forma e kolorit të ndryshëm. Teksa ekspozita ishte hapur u lexuan edhe poezitë e Donjeta Abazit nga artisti Kushtrim Asllani.

“GRATEful” erdhi si mirënjohje për të gjitha gratë që janë revoltuar e kanë inspiruar gjeneratat për liri e barazi.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Fondit për Art Feminist të Artpolis përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #art #community #feminist #found #kcsf

You may also like