Iniciativat

Iniciativa: Mbështetje për gratë e Krushës

11 Dhjetor, 2017

Në kuadër të Gjashtëmbëdhjetë Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, Qendra për Art dhe Komunitet “Artpolis”, , sëbashku me komunitetin MIQT dhe përkrahjen e kompanisë më të re vendore të gastronomisë Fërfër, organizoi një iniciativë qytetare dhe solidarizuese për t’i mbështetur gratë sipërmarrësenga Krusha.

Fillimisht, FërFër ndau një donacion me mjete të nevojshme të gastronomisë për ato gra të cilat janë të involvuar në biznesin ushqimorë, ndërsa, gjatë tërë ditës u servua ushqim tradicional i gatuar nga këto gra dhe u arritë të grumbullohet një shumë modeste si kontribut për bizneset e vogla të grave të Krushës.

 

 

You may also like