Artpolis

Kampanja online #VendoseMasken

16.06.2020

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Platforma Civikos, PEN – Peer Educators Network, Democracy Plus, KCSF dhe YMCA in Kosovo kanë filluar kampanjën #VendoseMasken që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e përdorimit të maskave në ambiente publike.

Kampanja online #VendoseMasken ka filluar më 16 Qershor 2020 me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së mbi 600 maskave në pikat e ndryshme në qytetin e Prishtinës. Lokacionet ku janë shpërndarë maskat: Platforma CIVIKOS – Rruga Tringë Smajli; ARTPOLIS- Para Teatrit Kombëtar; DEMOCRACY PLUS- Rruga Justiniani (para hyrjes në nënkalim); PEN – Stacionet e Autobusëve Urban (tek Katedralja dhe tek Rektorati); FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE (KCSF) – Pallati i Rinisë (para New Born); YMCA – Rruga Qamil Hoxha (afër Ministrisë të Kulturës Rinisë dhe Sportit).

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve duhet të jetë prioritet për të gjithë.

Foto Galeri

0Shares