“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
02.03.2023
Pjesëtarë të Njësitit për Monitorim dhe Vëzhgim – K8 të KFOR-it italian (KFOR LMT – K8) vizituan sot Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis.
Në këtë takim njoftues për aktivitetet e Qendrës Artpolis, ata/ato u pritën nga menaxheret e projekteve në Artpolis, Venera Ismaili dhe Nertila Qarri-Gërguri.
KFOR-i italian shprehu interesim për aktivitetet, metodën e punës e temat me të cilat merret Qendra Artpolis, si: fuqizimi i grave, ndërtimi i paqes, adresimi i ngacmimeve seksuale, trajnimet me të rinj/reja, shfaqjet teatrore, përkrahja e artistëve/artisteve dhe aktivistëve/aktivisteve si dhe përdorimin e artit dhe kulturës si mjete që përdoren për ndryshim shoqëror.
Njëkohësisht, ata informuan përfaqësueset e Artpolis për aktivitetet dhe projektet që ky Njësit i zhvillon me komunitetin në Prishtinë dhe rrethinë.
Tutje, nga të dy palët u diskutuan mundësi dhe ide të mundshme bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.