Artpolis

KFOR-i italian viziton Qendrën Artpolis

23.06.2021

Pjesëtarë të LMT-ITA KFOR, të udhëhequr nga zëvendës lideri i ekipit, Tommaso Tirabassi, më 23 qershor kanë vizituar Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Në këtë takim njoftues për aktivitetet e Qendrës Artpolis ata/ato u pritën nga menaxherja e projekteve dhe pr outreach, Venera Ismaili.

KFOR-i italian shprehu interesim për aktivitetet, metodën e punës e temat me të cilat merret Qendra Artpolis, si: fuqizimi i grave, adresimi i ngacmimeve seksuale, trajnimet me të rinj/reja, shfaqjet teatrore, përkrahja e artistëve/artisteve si dhe përdorimin e artit dhe kulturës si mjete që përdoren për ndryshim shoqëror.

Foto Galeri

0Shares