“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
05.05.2020
Teatri Kombëtar i Kosovës po synon ta inskenojë premierën e parë të këtij viti në amfiteatrin e Gërmisë, në muajin qershor.
Menaxhmenti i TKK-së i ka bërë këto plane pasi që Ministria e Shëndetësisë, javën që shkoi, i bëri publike disa prej masave lehtësuese ndaj pandemisë.
Shfaqja “Zgjimi i pranverës”, me regji të Zana Hoxhës, ishte planifikuar të prezantohej në mars, por për shkak të koronavirusit ekipi i kishte ndaluar provat.
Kjo shfaqje që përballë lirinë personale me atë kolektive tash planifikohet të shfaqet në ambient të hapur, raporton KOHA.
Regjisorja Zana Hoxha thotë se ekipi është i gatshëm ta shfaqë premierën para audiencës.
Hoxha, flet edhe për provat virtuale që ekipi i shfaqjes i ka mbajtur gjatë ditëve të izolimit.
Hapja e teatrove dhe kinemave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pritet të ndodhë në bazë të fazës së tretë të masave ndaj koronavirusit, muajin që vjen.// Kreshnik Bekteshi