Shpalljet

Konkurs: Për 5 vende të lira – Aktor/e

8 Shkurt, 2021

Artpolis Qendra për Art dhe Komunitet, shpallë konkurs për 5 vende të lira:

Pozita: Aktor/e

Ekipi më i ri i komunitetit artistik po ju pret !

Nëse je Aktor/e dhe i përmbush kriteret të cilat ne po i kërkojmë, atëherë apliko !

Mundësi e mirë ta dëshmoni talentin, kreativitetin, vullnetin dhe bashkëpunimin e punës me komunitet.

ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diverzitetit dhe ndryshimeve shoqërore. ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Aktor/e ku inkurajohen aktorët profesionistë.

Kriteret:

  • Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi aktrim.
  • Bashkangjitur me Cv dhe biografi të dërgohet një video e ndonjë shfaqje/ përformance në 3 vitet e fundit ( kohëzgjatja, minimum 2 minuta max 5 minuta)
  • Aftësi të mira Ritmike  (të cilat do të provohen gjatë audicioneve)
  • Mosha: 20-40 vjet.
  • Kondicion dhe përgatitje të mirë fizike e vokale
  • Të jenë kreativ dhe të hapur për detyrat artistike që do të  kërkohen nga komisioni përzgjedhës
  • Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e roleve në teatër dhe të ketë dëshirë e vullnet të punojë edhe me komunitet.
  • Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij/saj para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis;
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i/e gatshme të punojë me orar fleksibil të punës;
  • Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze

Procesi i aplikimit:

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre,  letrën motivuese, tri referenca dhe dëshminë për shkollimin e mbaruar (diplomë) në  e-mail adresën: artivistet@gmail.com

Afati i aplikimit: 08/02/2021- 15/02/2021

Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet:

www.artpolis-ks.com

You may also like