Shpalljet

Konkurs pune

16 Shtator, 2020

16.09.2020

Pozita: “Koordinator/e i/e Projektit”
Vendi i punës: Prishtinë
Raporton tek: Drejtoresha ekzekutive dhe menaxheri/ja i/e projektit
Kohëzgjatja e kontratës: 3 muaj (me mundësi vazhdimi)
Fillimi i punës: 05.10.2020
Orari i punës: 09:00-17:00

Qëllimi:
Artpolis shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën “Koordinator/e i/e Projektit”, inkurajohen gratë dhe komunitetet jo-shumicë.
ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Detyrat e Koordinatorit/es:

  • Organizon dhe implementon detyrat e projektit në kohë, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e donatorëve.
  • Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit.
  • Përgatitë raportin narrativ të projektit.
  • I përmbushë detyrat dhe pergjegjesitë e kërkuara në projekt si dhe nga menaxhmenti i organizatës.
  • Kryerja e detyrave të tjera që mund të caktohen nga drejtoresha ekzekutive dhe menaxheri/ja i/e projektit.
  • Të jetë në gjendje të punojë në terren me fëmijë, të rinje dhe komunitete jo-shumicë

Kandidati/ja për Koordinator/e duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të paktën 3 vjet përvojë përkatëse në kordinimin / menaxhimin e projekteve.
  • Të ketë të përfunduar universitetin – niveli bachelor (preferohet shkenca sociale, fakulteti i arteve ose menaxhim).
  • Të ketë përvojë të punës në organizata jo-qeveritare dhe implementim të projekteve.
  • Njohuri të përsosura të gjuhës shqipe dhe angleze në shkrim dhe në të folur. E dëshirueshme edhe gjuha serbe.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi për të punuar në një mënyrë efektive me kolegët
  • Të njohë punën me kompjuter (Word, Excel, PowerPoint).

Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letren motivuese dhe tri referenca në e-mail adresën: ojq.artpolis@gmail.com.
Afati i fundit për aplikim: 28.09.2020, ora 24:00.
Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet www.artpolis-ks.com.

You may also like