12.01.2021
Pozita: Asistent/e i Financave dhe Administratës
Vendi i punës: Prishtinë
Raporton tek: Menaxherja e Financave dhe Drejtoresha Ekzekutive
Kohëzgjatja e kontratës: deri 31.12.2021 (me mundësi vazhdimi)
Fillimi i punës: 01 Shkurt 2021
Orari i punës: 20 orë në javë
Qëllimi:
ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën “Asistent/e i/e Financave dhe Administratës” inkurajohen gratë dhe komunitetet jo-shumicë.
ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kontrollon të gjitha faturat dhe shpenzimet nëse janë të arsyeshme dhe në harmoni me procedurat e ARTPOLIS
- Sigurohet që të gjitha transaksionet (pagesat, të ardhurat, transferet) kanë fatura
- Së bashku me Menaxheren e Financave bën organizimin e faturave dhe transaksioneve në dosje
- Së bashku me Menaxheren e Financave mirëmban shpenzimet e projektit dhe kontrollojnë qe ato janë sipas planit të buxhetuar
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare për donator
- Ndihmon në përgatitjen dhe raportimin e tatimit në qira, taksave dhe pensioneve
- Regjistrimi dhe mbatja e Petty cash
- Ndihmon në përgatitjen e kontratave
- Kryerja e detyrave të tjera që mund të caktohen nga menaxherja e financave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune me financa në OJQ së paku një vit
- Të ketë njohuri përdorimit të Quickbooks
- Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe njohuri bazike të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri rreth sistemit tatimor të ligjeve në Kosovë
- Të ketë njohuri të burimeve njerëzore dhe përpilimit të kontratave
- Të jetë i/e kujdesshme dhe i/e saktë
- I/e aftë të punoj në mënyrë fleksibile në një ekip miqësor dhe dinamik
- Të njohë punën me kompjuter (word, Excel, PowerPoint).
Paga mujore: 370 EUR bruto
Procesi i aplikimit
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në e-mail adresën: ojq.artpolis@gmail.com.
Afati i fundit i aplikimit: 24.01.2021, ora 24:00.
Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet
www.artpolis-ks.com