Thyerja e heshtjes, “Monologjet e Vaginës” si akt emancipimi
28 Dhjetor, 2024
25 Nëntor, 2024
22-24.11.2024
Më datat 22-24 nëntor 2024, në Beograd, me mbështetjen e NED, u mbajt Konventa Feministe e organizuar nga Alternative Girls Center në partneritet me Artpolis, për të shënuar 10-vjetorin e Shkollës Pranverore Feministe. Në këtë ngjarje morën pjesë ish-pjesëmarrëse të Shkollës Pranverore Feministe nga 10 gjeneratat e saj, nga Kosova dhe Serbia.
Konventa përfshiu punëtori, panele diskutimi, si dhe aktivitete për rrjetëzim dhe argëtim, për të festuar punën, aktivizmin dhe motërzimin e ndërtuar ndër vite.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte të rikujtohej rëndësia e paqes dhe aktivizmit feminist në rajon, duke reflektuar dhe festuar një dekadë të aktivizmit feminist dhe bashkëpunimit mes aktivisteve nga Kosova dhe Serbia në ndërtimin e paqes.
Në këtë konventë ishte e pranishme edhe Zana Hoxha, Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Artpolis, e cila, në kuadër të panelit “Aktivizmi i paqes, atëherë dhe tani”, rikujtoi sfidat dhe sukseset e Shkollës Pranverore Feministe. Ajo foli për aktivizmin feminist në ndërtimin e paqes, për rezistencën ndaj krizave politike dhe për sfidat që kanë ndikuar drejtpërdrejt në organizimin e kësaj nisme kaq të rëndësishme për të dy shtetet fqinje.
Hoxha vuri në dukje gjithashtu kontributin e aktivisteve të viteve ’90, të cilat kanë hapur dhe trasuar rrugën për zhvillimin e solidaritetit dhe ndërtimin e paqes në rajon.
Me këtë rast, ajo theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes aktivisteve të reja nga Kosova dhe Serbia, sidomos në kohën kur retorikat nacionaliste dhe lëvizjet anti-gjinore janë në rritje.