
“Vojçeku”, mes botës që shtyp e shfrytëzon
13 Mars, 2025
KONKURS PUNE: KOORDINATOR/E I/E PROJEKTEVE PËR KULTURË
Je pasionant/e për artin dhe kulturën? Dëshiron të ndikosh në transformimin e shoqërisë përmes teatrit dhe aktivizmit? Atëherë kjo mundësi është për ty!
Vendi i punës: Prishtinë
Raporton te: Drejtoresha Ekzekutive
Data e fillimit: 01.05.2025
Kontrata: Deri më 31.12.2025 (me mundësi vazhdimi)
Orari: 09:00 – 17:00
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet po kërkon një Koordinator/e të Projekteve Kulturore për të sjellë ide të reja, për të kurorëzuar aktivitete artistike dhe për të fuqizuar zërat që sfidojnë normat!
Si të aplikosh?
Dërgo CV-në tënde, letrën motivuese dhe tri referenca në:
ojq.artpolis@gmail.com
Afati i fundit: 16.04.2025 (ora 24:00)
Për më shumë info: www.artpolis-ks.com
Aplikimet nga gratë, komunitetet jo-shumicë dhe të gjithë ata që ndajnë vlerat tona për barazi dhe drejtësi janë të inkurajuara fuqishëm!