Artpolis

KULTPLUS – “Rrëfimet private”, shfaqja e fundit në edicionin e katërt të FEMART

“Rrëfimet private”, shfaqja e fundit në edicionin e katërt të FEMART

Publikuar: 2016-05-30 21:17:08

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë: Amernis Nokshiq Jovanovska, Nina Dean, Peter Arsovski, Oliver Mitkovski, Darja Rizova, Katina Ivanova dhe Blagoj Veselinov. “Rrëfimet private”, është prodhim i Studio Filmike e Shkupit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Maqedonisë

Sarandë Selimi

“Rrëfimet private”, të autoritIngmar Bergman, u jetësuan mbrëmjen e së hënës edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje teatrale erdhi nën regjinë e regjisores Nina Nikolikj, e cila premierën e kësaj shfaqje e kishte dhënë fillimisht në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë.

“Rrëfimet private”, sjellin personazhin kryesor Anna Bergman, e cila përballet me zgjedhjet e veta dhe vendimet, pasojat e jetës së vështirë në martesë, dhunën, fajin e vuajtjet. Kështu ky imazh në këtë shfaqje përballet me historinë e vet, të kaluarën dhe identitetin.

“Ky festival është shumë interesant, po e shoh që po bënë një bujë të madhe këtu dhe më vjen shumë mirë, pasi që, ky festival ka të bëjë me të drejtat e njeriut e posaçërisht ato të gruas, ashtu edhe shfaqja ime ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Shfaqja ime flet për një grua e cila nuk lejohet ta jetoj jetën që e donë”, filloj te tregoj për KultPlus regjisorja Nikolikj, duke vazhduar të thotë që kjo është hera e dytë që vjen në Kosovë, ndërsa hera e parë që vjen në FEMART. Ajo e vlerësoi lartë këtë festival dhe theksoi se është shumë e lumtur që shfaqja e saj u luajt në kuadër të këtij festivali.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë: Amernis Nokshiq Jovanovska, Nina Dean, Peter Arsovski, Oliver Mitkovski, Darja Rizova, Katina Ivanova dhe Blagoj Veselinov. “Rrëfimet private”, është prodhim i Studio Filmike e Shkupit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Maqedonisë.

E për drejtoreshën e këtij festivali Zana Hoxha Krasniqi, nuk ka qenë e lehtë të sillet kjo shfaqje në FEMART, pasi që ka një trupë goxha të madhe, por që fatmirësisht çdo gjë ka shkuar siç duhet.

“Fatmirësisht me regjisoren njihemi më herët. Gjithashtu kishim shumë dëshirë që të kishim një shfaqje ku luajnë aktorë shqiptarë nga Maqedonia në veçanti Armenis Nokshiqi e cila është prej aktoreve më reprezentative të trevave shqiptare, prandaj fillimisht lexuam një artikull në KultPlus, pastaj u interesuam për këtë shfaqje dhe kështu e sollëm edhe në FEMART”, tha për KultPlus, Hoxha Krasniqi.

Rikujtojmë se FEMART, sonte mbyll edicionin e katërt të tij. Në mbyllje të këtij festivali, do të kemi koncertin e festivalit DAM me sopranon Besa Llugiqi dhe Lejla Pula në piano, poashtu sonte do të ndahet çmimi FEMART, çmim ky që ndahet për herë të parë./KultPlus.com

artpolis

0Shares