Aktivitetet Forum Teatri

Kur bien perdet

31 Mars, 2021

30.03.2021

Qytetarët e komunës së Lipjanit dje me datë 30.03.2021 kishin rastin të shohin nga afër dukurinë e bullizmit, pasojat e rreziqet e tij përmes shfaqjes forum teatër “Kur bien perdet”.

Nën respektim të masave për mbrojtje nga Covid-19 shfaqja u dha në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” – Lipjan.

Pas përfundimit të shfaqjes u zhvillua diskutimi, ku publiku kishte mundësi t’u parashtronte pyetje personazheve lidhur me temat që u adresuan.

Si të ndihmohen personat të cilët ndeshen me bullizmit, çfarë mund të bëjmë si shoqëri për t’i dhënë fundin këtij fenomeni e shumë çështje të tjera u ngritën nga publiku që ishte aktiv gjatë gjithë diskutimit.

Edmond Hajdini, Fjolla Hoxha, Gerta Salihi dhe Lerdi Salihi ishin ata që i dhanë jetë shfaqjes, nën mentorimin e Daniela Markaj & Qendresa Kajtazit me asistent Fatlum Bllaca.

“Kur bien perdet” organizohet nga: Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida.

#artpolis#art#community#cdf#humanrightivism#sida

You may also like