Shfaqjet Teatrale

Më 12 mars u prezantua “Tre 1 T’eti” (T’Thymë) në Dodona

13 Mars, 2024

12.03.2024

Më 12 mars, 2024 u mbajt repriza e shfaqjes dans teatër “Tre 1 T’eti” (T’ Thymë) në Teatrin Dodona.

Tematika komunikon me problematikat, stereotipet, gjendjen emocionale, ndikimin e saj dhe mentalitetin maskulist të imponuar nga patriarkati në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm. Nëpërmjet lojës mjaft komplekse aktorët ballafaqohen dhe shpërfaqin problematikat e përditshme të rrënjosura në mendësinë tonë si shoqëri, ndër të tjera edhe çështjen e të drejtës së grave në pronë.

Procesi kompleks teatror në kombinim me kërcimin bashkëkohor, si dhe me teknologjinë e cila përmes videoprojeksioneve të krijuara në ndërlidhje dramaturgjike dhe konceptuale i mundëson shfaqjes komunikimin e nevojshëm me problematikat e trajtuara, si dhe krijon një shkrirje organike me lojën që zhvillohet në skenë.

Kjo shfaqje organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Frieda dhe UNFPA.

You may also like