Artpolis

Media dhe Arti në shërbim të pajtimit

23-25.09.2022

Nga data 23 – 25 shtator 2022, në Novi Sad/Serbi, në kuadër të projektit “Media dhe Arti në shërbim të pajtimit”, nën udhëheqjen e organizatës partnere Kulturanova/Novi Sad dhe në partneritet me organizatën “Naša djeca“/Zenicë-Bosnja e Hercegovina, Artpolis ishte pjesë e aktiviteteve në festivalin Ndërkombëtar të edicionit të 11-të Takt Fest, organizuar nga Kulturanova.

“Të folim për Paqen në Takt 2022” ishte seksioni që përbëhej nga 1. Paneli Diskutues “Roli i mediave dhe artit në procesin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor”, 2. Ekspozita artistike e të rinjve nga Serbia, Kosova dhe Bonja e Hercegovina dhe 3. Koncerti “Të shërohemi s’bashku”, ku pjesëmarrja aktive e Artpolis dhe të tjerëve nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përmbyllën projektin.

Ky bashkëpunim ndihmoi në ndërtimin e paqes duke kujtuar të kaluarën dhe njëkohësisht duke shkëmbyer përvojat dhe kulturat. Në këtë formë gjithmonë duke dëshmuar se arti e kultura i tejkalon barrierat, thyen paragjykimet dhe ndërton urat e paqes.Projekti mbështetet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

#artpolis #NasaDjecaZenica #kulturanova #training #Media #Art #Service #Reconciliation #TaktFest2022

0Shares