“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
16.09.2019 / 17.09.2019 / 19.09.2019 / 23.09.2019 / 24. 09.2019
Në vazhdim të pjesës së dytë të punëtorisë “Mendimi kreativ për Fuqizimin e viktimave të trafikimit dhe të viktimave potenciale të trafikimit”, u mbajtën edhe 5 sesione tjera (gjithsej 8 sesione) për tu përmbyllur me sukses kjo punëtori. Aktiviteti u mbajt me viktimat potenciale të trafikimit nën mentorimin e artistes Njomëza Luci.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që gratë e kategorisë së lartpërmendur të angazhohen duke punuar dhe krijuar produkte artistike, të zhvillojnë kreativitetin që të bëhen ekonomikisht të pavarura, ashtu që pas përfundimit të këtij kursi të kenë mundësi të punojnë vetë. Këto punëtori u zhvilluan në hapësira të Qendrës për Shëndetin Mendor. E veçanta e punëtorisë ishte se me ndihmën dhe mbikëqyrjen e Njomëza Lucit pjesëmarrëset do të krijojnë nga materialet e recikluara apo nga materialet që ato do ti sillnin nga shtëpitë, të pa shfrytëzueshme.
Pesë punëtoritë e fundit u mbajtën me datat: 16.09.2019, 17.09.2019, 19.09.2019, 23.09.2019 dhe 24. 09.2019. Shoqërimi, ndarja e përvojave, bisedat rreth rëndësisë së të qenurit të pavarur, zhvillimi i mendimit kreativ, puna praktike me materiale të ndryshme, mësimi i teknikave të krijimit, vizatime e skicime ishin disa nga aktivitetet që u zhvilluan. Në fund u korr rezultati i shkëlqyer i punës së grave, sikurse ishin qaforet, byzylykët dhe vathët. Ato ishin të bukura dhe të stilit të veçantë të cilat mund të përdoren në baza ditore por edhe në raste të veçanta. Ky kreacion ofroi shumë kënaqësi dhe zhvilloi edhe më shumë potencialin e tyre por edhe iu dha shpresë për një jetë më të dobishme për veten e tyre.
Punëtoritë: “Mendimi kreativ për Fuqizimin e viktimave të trafikimit dhe të viktimave potenciale të trafikimit” realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave të supozuara të trafikimit”.
Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit te Qenieve Njerëzore”.