“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
15 Mars, 2019
21.02.2019 / 28.02.2019 / 07.03.2019 / 14.03.2019
Ky aktivitet ka të bëjë me krijimin e një hapësire të sigurt dhe të zbatueshme ku viktimat e trafikuara dhe viktimat potenciale të trafikimit mund të dalin dhe të krijojnë diçka me të menduarit Kreativ.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që gratë e kategorisë së lartpërmendur të krijojnë diçka nga asgjëja dhe ti bëjnë ato ekonomikisht të pavarura, ashtu që pas përfundimit të këtij kursi të kenë mundësi të punojnë vetë. Projekti “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave të supozuara të trafikimit” ka përmbajtë tetë punëtori që janë implementuar dhe realizuar në hapësirat e zyrave të Artpolis nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e artistes së njohur Njomza Luci.
Katër punëtoritë e para u mbajtën me datat: 21.02.2019 / 28.02.2019 / 07.03.2019 dhe 14.03.2019. Në këto katër sesione pjesëmarrëset patën mundësinë të dëgjojnë Njomza Lucin tek i mësonte për rëndësinë e punës dhe rëndësinë e të qenurit të pavarur financiarisht. Artistja ka ndarë përvojat e veta dhe historinë e saj se si ka arritë të ketë sukses në veprimtarinë që ajo e zhvillon. Punëtoria e parë shërbeu si njohje me njëra-tjetrën, me punën, me matjen e kreativitetit të grave dhe zbulimin e dëshirave të tyre se çka duan të krijojnë.
Ndërkaq në punëtoritë e tjera artistja Njomza Luci arriti t’ua mësojë grave punën me makinë të qepjes, teknikat e qepjes, llojet e materialeve, vizatime dhe skicime të dizajneve për krijimin e punimeve, në këtë rast çantave. Me udhëzimin e artistes, gratë kanë marrë gjëra dhe materiale të pashfrytëzueshme të tyre për të krijuar diçka të vlefshme dhe të dobishme nga ato gjëra.
Arsyeja pse nuk u përdoren materiale të tjera është sepse ky kurs duhet të shërbejë dhe të jetë një mësim për pjesëmarrëset që të mund të punojnë nga shtëpitë me shpenzime minimale por njëkohësisht duke e zhvilluar edhe mendimin kreativ. Të gjitha aktivitetet u bazuan në fjalën CREATE me qëllim që gratë të mësojnë të punojnë individualisht të pavarura por edhe në grupe duke e plotësuar njëra-tjetrën me kreacione të ndryshme.
Me materialet e tyre, nga skicat dhe vizatimet dhe me ndihmën e artistes gratë pjesëmarrëse kaluan në krijime të vërteta. Çantat të cilat u krijuan dhe u qepën ishin të bukura dhe të stilit të veçantë të cilat mund të përdoren në baza ditore por edhe në raste të veçanta. Ky kreacion ofroi shumë kënaqësi dhe zhvilloi edhe më shumë potencialin e tyre por edhe iu dha shpresë për një jetë më të dobishme për veten e tyre.
Punëtoritë: “Mendimi kreativ për Fuqizimin e viktimave të trafikimit dhe të viktimave potenciale të trafikimit” realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave të supozuara të trafikimit”.
Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit te Qenieve Njerëzore”.