Shfaqja “Nga Zero”, reflektim dhe shpresë për të rinjtë në…
12 Maj, 2026

24.04.2026
Më 24 prill, 2026 në Kamenicë kanë filluar sesionet e klubit teatror, i krijuar nga Artpolis në bashkëpunim me gjimnazin “Ismail Qemali”, nën mentorimin e aktorëve profesionist Kushtrim Qerimi dhe Fitore Jashari. Ky klub po sjell një mundësi të re për të rinjtë e Kamenicës që të angazhohen në aktivitete artistike dhe krijuese përmes teatrit dhe artit.
Përmes trajnimit “Edukimi i Bazuar në Teatër” të rinjtë do të kenë mundësinë të eksplorojnë forma të ndryshme të shprehjes artistike, të zhvillojnë kreativitetin dhe të fuqizojnë komunikimin e tyre përmes lojërave teatrale, improvizimit dhe proceseve të përbashkëta krijuese.
Gjatë takimeve, pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete që nxisin reflektimin, bashkëpunimin dhe ndërtimin e besimit në vetvete.
Në fund të këtij procesi, klubi synon të kulmojë me një prezantim artistik të përbashkët në skenë teatrale duke krijuar një platformë ku të rinjtë mund të ndajnë idetë, përvojat dhe zërin e tyre përmes teatrit.
Ky aktivitet organizohet nga Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës me mbështetjen e Frieda – die feministische Friedensorganisation dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit








