Aktivizëm Punëtoritë

Në Klinë mbahet trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

27 Mars, 2023

24.03.2023

Më 24 mars, 2023 Artpolis organizoi trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

14 vajza të reja patën rastin të mësojnë dhe të diskutojnë mbi feminizmin, shqetësimet e tyre dhe mundësitë që i kanë për të thyer tavanin e qelqit. 

Ky trajnim u udhëhoq nga aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, që ligjëroi mbi feminizmin, historinë feministe, termet dhe valët e feminizmit etj.

Gjithashtu, në këtë trajnim nuk munguan lojëra të ndryshme që e bënë trajnimin më argëtues, e poashtu nuk mungoi debati ndërmjet vajzave për temën e feminizmit.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Klinës.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist

You may also like