Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

Në Pejë mbahet trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

29 Shtator, 2022

29.09.2022

Më 29 shtator, 2022 gra dhe vajza nga qyteti i Pejës ishin pjesë e trajnimit “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”, të organizuar nga Artpolis.

12 vajza nga ky qytet patën rastin të mësojnë, diskutojnë e të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi feminizmin. Ato ndanë me njëra-tjetrën edhe sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen si gra në shoqërinë tonë.

Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, si dhe format e mënyrat që vajzat mund të ndjekin për t’u fuqizuar, e të fuqizojnë të tjerat.

Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.

Prezent në këtë trajnim ishin edhe dy aktivistet e mirënjohura Xhejrane Lokaj dhe Shqipe Malushi, të cilat inspiruan pjesëmarrëset me ngjarjet, sfidat, e njohuritë e tyre rreth feminizmit.  

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist

You may also like