Artpolis

Në Podujevë mbahet trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

31.03.2022

Në Podujevë dje, 31.03.2022, vajza të reja kanë mësuar mbi feminizmin, të drejtat e grave, termet feministe, valët e feminizmit, e forma se si mund të kontribuojnë ato në Lëvizjen Feministe.

Në ambientin e bukur të SHMLT “Fan S. Noli” 34 vajza ishin pjesë e trajnimit “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”, në të cilin ligjëroi feministja e aktivistja, Liridona Osmanaj.

Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #art #community #training #feminist #kcsf

Foto Galeri

0Shares