Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

Në Suharekë mbahet trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

13 Nëntor, 2023

11.11.2023

Artpolis ka realizuar më 11 nëntor, 2023 trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.

Vajzat pjesëmarrëse kanë zhvilluar njohuritë e tyre rreth feminizmit, duke ndarë mes vete sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen në përditshmëri.

Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, si dhe format e mënyrat që vajzat mund të ndjekin për t’u fuqizuar, e të fuqizojnë të tjerat.

Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

You may also like